Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ka shprehur kritika ndaj Shqipërisë për mos-mbështetje financiare ndaj projekteve në Luginën e Preshevës.Arifi, në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ka dëmtuar prodhuesit e Luginës së Preshevës.
“Prodhuesit që janë në Luginën e Preshevës e shfrytëzojnë tregun e Kosovës për të plasuar produktet e tyre. Në këtë drejtim taksa e vendosur nga Kosova na ka dëmtuar në gjithçka. Nuk është se Presheva po dëmtohet për herë të parë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Preshevës ka thënë se Ramush Haradinaj ka financuar disa projekte në Komunën e Preshevës dhe për këtë ai thotë se meriton respekt.
“Çfarë doni mund të flisni, por kryeministri Haradinaj e ka treguar vetën karshi Preshevës me Lekë. Na ka dhënë para për parqe, teatro, për ndërtimin e shkollave të teknologjisë informative (IT), për subvencionime të ndryshme etj. Ai e ka treguar dhe po e tregon veten”.
Arifi ka thënë se ka kritika të mëdha ndaj qeverisë së Shqipërisë, pasi sipas tij ndër vite Presheva është injoruar nga autoritetet e shtetit shqiptar.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...