Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Prokuroria Speciale në Kosovë ka filluar hetimet për keqpërdorimin e Fondit të Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga organizata sipas tij korruptive e njohur si Partia për Veprim Demokratik.
Kështu ka bërë të ditur Arifi me anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook.
“Në shkurt të këtij viti, në Prokurorinë Speciale në Prishtinë kam dorëzuar Kallëzim Penal për keqpërdorimin e Fondit të Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga organizata korruptive e njohur si Partia për Veprim Demokratik”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se pret që ky proces të mos ketë ndikim politik./Arbresh.info/
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare