Koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi në “Click” të Rtv21 ka folur për implementimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë të arritura në Bruksel.
Arifi ka thënë se Kosova qëndron shumë mirë në implementimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe se ky është vlerësim edhe i BE-së.
“Nuk ka ngecje të shkaktuar nga institucionet e Kosovës, gjitha marrëveshjet i kemi implementuar. Për secilën veç e veç kemi pas marrëveshje si për doganën, për gjendjen civile, për energjinë dhe Asociacionin”, tha Arifi, shkruan rtv21.tv
Arifi po ashtu ka thënë se ngecjet kryesore të marrëveshjeve janë në anë e kundërt, ku tha se Qeveria e Serbisë po refuzon të implementoi marrëveshjen për energji dhe disa marrëveshje tjera.
“Serbia nuk ka bërë asnjë hap për menaxhimin e integruar të kufijve, s’ka bërë hapa për implementimin e marrëveshjes për njohjen e diplomave dhe ka ngecje të mëdha në kadastër”, tha Arifi.
Arifi në fund tha se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se këtë e ka bërë të ditur edhe BE në takimin e mbajtur dje në Bruksel.
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...
Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat ...
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...