U bënë pothuajse dy javë që pala serbe ndërpreu dialogun me Kosovën, e kjo për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq.
Mirëpo, shefi i ekipit negociator me Serbinë, Avni Arifi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se dialogu pritet të rifilloj shumë shpejt.
Sipas tij, fundi i muajit shkurt do të shënoj kohën e fillimit të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel.
“Datë të saktë nuk ka mirëpo në fund të muajit shkurt do të rifilloj dialogu Kosovë-Serbi”, tregoi Arifi për Telegrafin.
Ndryshe, ky dialog ka qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës./Telegrafi/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran