Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjitshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Narqize Arënliu-Hoxhaj, ka vizituar Klinikën e Psikiatrisë, në të cilën së fundmi është bërë riorganizimi i reparteve dhe shtimi i kapaciteteve me shtretër.
Drejtori i kësaj klinike, Faton Kutllovci, e njoftoi drejtoreshën, se në kuadër të riorganizimit, është hapur Reparti i ri i Sëmundjeve të Varësisë, me ç’rast është dyfishuar numri i shtretërve, nga 6 sa kishte, në 12 shtretër.
Sipas tij, në kuadër të ish-Repartit të Sëmundjeve të Varësisë, sot është hapur Reparti i ri, që nuk ka ekzistuar më parë, Reparti i Çrregullimeve Akute-Psikotike, i cili do te ketë 6 shtretër.
Drejtoresha Arënliu- Hoxhaj, përgëzoi stafin e klinikës për këtë riorganizim dhe hapjen e shërbimeve të reja, duke ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e ShSKUK-së për zgjerim dhe avansim të mëtejmë të shërbimeve në Klinikën e Psikiatrisë./arbresh.info



Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...