Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar mundësinë e dërgimit të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi në Arbitrazhin Ndërkombëtar, por një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur pa pajtimin e palës malazeze.
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se as Arbitrazhi nuk është zgjidhje, shkruan sot, gazeta Zeri.
Ndonëse kanë kaluar dy vjet prejse Marrëveshja e Demarkacionit u nënshkrua mes Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk po mund të gjendet një zgjidhje.
Përkundrazi, së fundmi (pas formimit të Komisionit të Ri për Demarkacionin) kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në rast se nuk arrihet një zgjidhje rreth kësaj çështjeje, kjo marrëveshje mund të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit.
Mirëpo njohësit e çështjeve politike dhe evropiane konsiderojnë se Arbitrazhi nuk është zgjidhja e duhur për Demarkacionin, kjo meqë Arbitrazhi mund të mos sjellë zgjidhje për vite të tëra.
Ata me këtë rast kanë bërë thirrje që Kosova ta gjejë një zgjidhje me Malin e Zi, porse janë shprehur skeptikë nëse versioni aktual mund të ndryshohet.
Nga ana tjetër, përderisa Mali i Zi vazhdimisht ka përsëritur se nuk do ta rinegociojë këtë marrëveshje, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që Demarkacioni të ratifikohet sa më parë, në mënyrë që të hapet rruga drejt liberalizimit.
Drejtues të Komisionit të Ri për Demarkacionin kanë bërë të ditur se janë duke zhvilluar punë intensive dhe se kanë gjetur elemente të reja, të cilat nuk janë përmendur nga asnjë komision deri më tash.
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...