Përplasja që kishte ndodhur ditë më parë në mbledhjen e Komisionit për Arsim ndërmjet deputeteve të VV-së dhe AAK-së, ka përfunduar me një padi.
Arbërie Nagavci e Vetëvendosje, ka paditur sot në Gjykatën Themelore, Teuta Haxhiun e AAK-së, për akuza në lidhje me disa keqpërdorime.
Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.
“Deputetja Arbërie Nagavci ka bërë padi për shpifje kundër deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu. Padinë e ka dorëzuar personalisht deputetja Nagavci në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shpifjet e Haxhiut kinse në lidhje me keqpërdorimet e Nagavcit vijnë në kohën kur është shtuar kritika ndaj keqqeverisjes së Haradianajt. Ajo vazhdimisht i përdor këto shpifje për ta hequr vëmendjen nga kritikat për Haradinajn”, thuhet në postimin e VV-së.
Kjo parti akuzon Hahxiun se ka gënjyer, kur ka akuzuar Nagavcin për mbajtjen e disa kurseve për profesorë.“
Kulmi i tyre ishte në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Arsim më 14 janar 2019, të thirrur si reagim ndaj situatës me grevën e përgjithshme në sistemin arsimor. Pikërisht këtë ditë, Haxhiu nuk u mor me nxënësit si anëtarë e Komisionit. Nuk u mor as me prindërit si deputete por vendosi ta bëjë rivalen politike duke gënjyer”, përfundon reagimi i Vetëvendosjes.
Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, atë ditë u diskutua për grevën e SBASHK-ut.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses