Kabineti qeveritar ka miratuar edhe propozim vendimin për ti propozuar Presidentit të Republikës së Kosovës emërimin e të ngarkuarit me punë në Misionin Diplomatik në Pragë/ Republikën e Çekisë, raporton arbresh.info.
Kabineti qeveritar vendosi që për këtë pozitë të emëroj Arbër Vllahiun.
Zvd. kryeministri Behgjet Pacolli tha se nuk kemi ambasadorë dhe as kryes të detyrës në Pragëë.
Sipas tij është koha të marrim vendim dhe në bazë të kërkesës që kemi bërë sot kërkoj të shqyrtohet propozim vendimi i të deleguarit në Pragë konkretisht në Republikën Çeke.
“Propozoj që ti bëjmë propozim presidentit që të akreditoj për emërim të ngarkuarin Arbër Vllahiun për punë në Misionin Diplomatik në Pragë”, ka thënë ai./arbresh.info/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes