Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar sot Projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave.
Deputeti Uran Ismaili ka thënë se ky ligj e mbron gjepin e qytetarëve dhe kthen dinjitetin e farmacistëve të Kosovës.
“Në maj të vitit 2019 si ministër i Shëndetësisë pata nënshkruar udhëzimin administrative për rregullimin e barnave me qëllim që njëherë e përgjithmonë të ndalohet abuzimi me çmime të barnave, për mua dhe qytetarëve të Kosovës implementimi i këtij udhëzimi ka qenë çështje e mbyllur, fatkeqësisht edhe pse u nënshkrua implementimi nuk ndodhi asnjëherë. Përkundrazi pamë kontrata që nënshkruheshin me çmime deri në 2 mijë për qind më të shtrenjta, por edhe pamë qytetarët tanë që ilaçet e 20 eurove i blinin nga 200-300 euro. Fillet e pengesave për këtë u panë në qeverinë Kurti 1, eskaloi në qeverinë Hoti që anuloi udhëzimin dhe pas presionit publik e pezulloi zbatimin e tij”, ka thënë Ismaili.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e mirëpret nismën e Uran Ismajlit, deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, për ligjin e rregullimit të çmimit të barnave.
Vitia në seancën e Kuvendit ka deklaruar se do të punojë bashkë me Qeverinë dhe Kuvendin për të rregulluar një herë e mirë këtë ligj./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen