Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për masat anti-Covid, të marra nga qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19
Vitia ka thënë se masat aktuale janë në fuqi deri më 18 prill, ndërkohë theksoi se është duke u biseduar për hapat që do të merren në të ardhmen, raporton arbresh.info
“Ne kemi paralajmëruar nga fillimi se këto masa do të jenë në fuqi deri më 18 prill që i bie kësaj të diele. Në ndërkohë MSH ka formuar grupe punuese me të gjithë hisedarët, duke filluar nga bizneset, nga bashkësitë e religjionit dhe nga të gjithë akterët e tjerë në mënyrë që të gjithë të bëhemi akterë”, ka thënë Vitia
“Të gjitha rekomandimet nga kryetarët e komunave, por jo vetëm, edhe nga hisedarët e tjerë, përveç rekoamdimeve që i kam dhënë, jemi zotuar që bashkërisht, të bashkërendohemi për respektimin e këtyre masave dhe nuk kam asnjë dyshim që bashkërisht me të gjithë hisedarët dhe natyrisht me ndihmën e juaj, ne shumë shpejt do t’i ulim numrat dhe shumë shpejt pastaj edhe me sigurimin e vaksinave di t’i vije fundi edhe progresit të pandemisë”, tha ministri Vitia./arbresh.info/
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...
Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë në Deçan sulmo...
Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rë...
A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që d...
Osmani: Në Lybeniq u vranë foshnjet në barkun e nënës, të mo...