Ish kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Arben Gecaj ka thënë se dashuria e Visar Ymerit për UÇK-në është tepër e vonuar për shkakun që ky i fundit nuk kishte kontribuar në asnjë formë për luftën dhe kauzën e Kosovës.
Gjithashtu, Gecaj ka thënë se Ymeri po e përjeton ekstazën më të madhe për UÇK-në, por tepër vonë.
“Visar Ymeri i cili gjatë vitit 1997, 98, 99 ne Londër kurrë nuk u angazhua, nuk mori pjese ne asnjë tubim rreth organizimit te UÇK-së, nuk kontribuoi me as një cent për UÇK- në, në Fondin Vendlindja Thërret apo në 3 për qindëshin, tani po përjeton ekstazën dhe dashurinë për UÇK- në, pak vonë, por s’ka dert, kryesorja , pe han pazari me u bë nacionalist”, ka shkruar Gecaj në Facebook./arbesh.info.
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...