Arben Gashi: PDK nuk guxon të shkojë në zgjedhje për 45 ditë (Video)

20:38 | 8 Nëntor 2016
M. A.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se PDK-ja nuk guxon të shkojë në zgjedhje për 45 ditë, por ai ka thënë se ndoshta po përgatitet që ndoshta në pranverë të shkohet në zgjedhje.

Derisa për LDK-në ka thënë se nëse PDK-ja largohet atëherë i takon LDK-së me gjet një partner tjetër të koalicionin, që për momentin me subjektet tjera është e pamundshme.

Por ai ka thënë se LDK nuk po dëshiron të shkojë në zgjedhje.

Sipas tij, idetë për zgjedhje mbesin në fazën e deklaratave, edhe pse PDK-ja po mundohet të bëjë presion ndaj LDK-së.

Gashi këto komente i ka bërë në Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum.

https://youtu.be/ipkzf0SZSNM

Shpërndaje në rrjete sociale