Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se është aprovuar Udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore.
“Marrë parasysh se mbrojtja e sinjalizuesve është thelbësore për funksionimin efektiv të sistemeve të brendshme të menaxhimit të sinjalizimit, udhëzuesi: jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të brendshëm konfidencial dhe të sigurt të menaxhimit të sinjalizimit në institucione. Ofron udhëzime për mbrojtjen e sinjalizuesve nga veprimet e dëmshme, duke përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një mekanizmi për t’iu përgjigjur ankesave për veprime të dëmshme. Ofron udhëzime për gjykatat dhe gjyqësorin për shqyrtimin e rasteve që përfshijnë sinjalizues ose persona të lidhur me sinjalizues”, ka shkruar ministrja Haxhiu.
Miratimi i këtij udhëzuesi, sipas saj, plotëson edhe më tutje legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, duke pasur në epiqendër interesin publik dhe respektimin e ligjshmërisë, si dhe me qëllim të konsolidimit të vlerave demokratike dhe mbrojtjen e interesit publik.
Fjalimi i fuqishëm i Ramës në Bordin e Paqes për çlirimtarët...
Fillojnë premtimet elektorale për presidentin e ri të Barçës...
ShBA nuk paralajmëron ndryshime në dislokimin e trupave në K...
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...