Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhKS) në Hagë, është marrë vendim që mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit t’iu jepet qasje në aktgjykimin konfidencial të Gjykatës së Apelit ndaj Pjetër Shalës.
Zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep, tha se Paneli i Apelit ua ka rikujtuar palëve klasifikimin konfidencial të dokumentit.
“Më 21 korrik, Trupi Gjykues rrëzoi një mocion urgjent të Mbrojtjes që kërkonte qasje në versionin konfidencial të Aktgjykimit të Apelit në çështjen Pjetër Shala. Meqenëse Paneli i Gjykatës së Apelit është ende i angazhuar me apelin kundër Urdhrit për Zhdëmtim në të njëjtën çështje gjyqësore dhe se procesi në këtë çështje është ende në vazhdimësi para të njëjtit Panel të Gjykatës së Apelit, Trupi Gjykues udhëzoi Mbrojtjen t’ia dorëzonte këtë kërkesë Panelit të Gjykatës së Apelit. Më 24 korrik, Paneli i Apelit miratoi kërkesën dhe u rikujtoi palëve klasifikimin konfidencial të dokumentit”, tha ajo sot në një konferencë për media./rtk
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...