Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro ujdisë së demarkacionit me Malin e Zi, duke u mundësuar qytetarëve të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën. Iu bëjë thirrje që të votoni marrëveshjen. Kjo është një nga dy kushtet për heqjen e vizave, mos i mbani qytetarët e izoluar”, ka thënë ajo.
Apostolova pas takimit me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ka garantuar mbështetjen për heqjen e vizave pas miratimit të marrëveshjes që ka shkaktuar debat qe tri vjet në vend./EO/
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...