Apostolova pas miratimit të buxhetit: Udhëheqësit duhet t’i kalojnë dallimet politike në çështje me interes kombëtar

13:30 | 15 Mars 2020
A Z

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataliya Apostolova ka përshëndetur miratimin e buxhetit për vitin 2020.

Përmes një postimi në Twitter, miratimin e buxhetit Apostolova e konsideron se një hap të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve në këtë kohë të përhapjes së pandemisë së koronavirusit

“Mirëpres miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2020, si një hap i rëndësishëm në funksionimin e institucioneve, veçanërisht në këtë kohë të përhapjes së koronavirusit. Inkurajoj udhëheqësit politikë t’i kapërcejnë ndasitë partiake në çështje me interes kombëtar”, shkruan Apostolova.

Ndryshe, me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë miratuar buxhetin për vitin 2020 në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Shpërndaje në rrjete sociale