Shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se prioritetet e Kosovës në muajt ne vazhdim duhet te jenë në sistemin e drejtësisë dhe reformat ne arsim.
Këtë deklaratë, Apostolova e bëri gjatë takimit të Forumit të Lartë të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, shkruan arbresh.info.
“Ne jemi të interesuar për të mbështetur sistemin e drejtësisë në Kosovë. Qeveria ka bërë shumë në zbatimin e plotë të ligjit, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto do t’i qoj në raportin e vitit 2018”, ka thënë ajo.
Apostolova ka shtuar se sa i përket shkarkimit të zyrtareve që shkelin ligjin do të kërkohet një përshpejtim në këtë drejtim, në mënyrë që të veprohet kundër tyre.
Ajo ka kërkuar lehtësim në punët e gjyqësorit dhe prokurorisë.
Shefja e BE-së po ashtu ka kërkuar më shumë punë në sektorin e arsimit./arbresh.info/
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...