Në Samitin e Komisioneve për Punë të Jashtme është edhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.
Ajo ka thënë se Kosova ka arritur në një moment sfidues dhe ka nënshkruar MSA-në (Marrëveshja për Stabilizim Asociim), shkruan portali arbresh.info.
Kjo marrëveshje sipas Apostolovës do të ndihmojë Kosovën që të fuqizojë sundimin e ligjit dhe stabilitetin e institucioneve të Kosovës.
“Marrëveshja do ta ndihmojë Kosovën ta fuqizojë sundimin e ligjit dhe stabilitet të institucioneve në Kosovë, do të mbrojë të drejtat e konsumatorëve dhe ambientit të sigurt të të bërit biznes”.
“Zbatimi i marrëveshjes do t’i ndihmojë Kosovës që të thithë investime nga jashtë”, ka theksuar shefja e BE-së.
Apostolova ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku ka thënë se miratimi i Demarkacionit dhe luftimi i korrupsioni janë kushtet e fundit që duhen plotësuar për lëvizje të lirë.
Ajo ka ftuar qeverinë dhe deputetët që të votojnë përcaktimin e kufijve me Malin e Zi.
“Ne insistojmë që Kosova t’i përmbush edhe dy kritere. Politikanët e mbajnë çelësin për liberalizim, ata duhet të miratojnë demarkacionit dhe të marrin masa në luftën kundër korrupsionit. I inkurajoj politikanet ta gjejnë konsensusin për t’i përmbushur edhe dy kushtet e mbetura për liberalizim”, tha ajo.
Në fjalën e saj shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka përshëndetur tejkalimin e incidentit me tren.
“Dialogu është i rëndësishëm, jo vetëm për rajonin por edhe BE-në, sepse vetëm me dialog arrihet paqja në rajon”, përfundon Apostolova./Arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...