Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova në një konferencë për media pas prezantimit të Raportit të Progresit për Kosovën ka folur edhe për arrestimin e Marko Gjuriqit.
Ajo ka thënë se incidentin me Marko Gjuriqin nuk do ta komentonte si provokim.
“Ishte një incident i keq dhe BE-ja ka reaguar menjëherë ku i ka dënuar veprimet që janë kundër të drejtave të njeriut. Ne kemi shprehur dëshirën tonë që të gjitha këto raporte që kanë të bëjnë me vizitat e zyrtarëve të lartë dhe me këtë incident të diskutohen në kuadër të dialogut. Çdo deklaratë e njëanshme nuk i përket frymës së dialogut”, ka thënë ajo./Arbresh.info
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...