Apeli lë në paraburgim Albulena Haxhiun

16:16 | 11 Dhjetor 2015
M. A.

Të premten , një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit të Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurës Albulena Haxhiu.

Kështu, Apeli ka refuzuar si të pa bazuar, ankesën e avokatit mbrojtëse, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 8 dhjetor.

E pandehura po dyshohet nga ana e prokurorisë, për veprat penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm,pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Kolegji penal vlerëson , se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit konform nenit 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale, dhe se për këtë gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye te qarta dhe konkrete.

Fakti se e pandehura brenda një periudhe të shkurtër kohore, dyshohet t’i ketë përsëritur veprat penale, tregon rrezikun se po te gjendej në liri, ajo prapë do të vepronte njësoj.

Shpërndaje në rrjete sociale