Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurit Z.B. dhe A.B.
I pari po dyshohet nga ana e prokurorisë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i dyti për mashtrim nga neni 335 i këtij ligji.
Në këtë mënyrë kolegji i kësaj gjykate ka refuzuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11 shkurt.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e bërë në ankesa nuk qëndrojnë, ngase nga shkresat e lëndës, rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për të cilën po dyshohen, ndërsa gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase në përputhje.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...