Gjykata e Apelit e ka caktuar seancën e kolegjit në rastin e kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Mujës dhe 5 personave të tjerë, të akuzuar për veprën penale “ Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar “, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur zyra për media e kësaj gjykate përmes një njoftimi për media.
Sipas këtij njoftimit, seanca do të mbahet me 17 maj 2017, në ora 10:00, në objektin B të Pallatit të Drejtësisë. Kolegji përbehet nga dy gjyqtarë vendor dhe një gjyqtar ndërkombëtar i Eulex-it.
Ndërsa, palët do të njoftohen në mënyrë te rregullt përmes shërbimit të gjykatës.
Ndryshe, “Arbresh.info” sot gjatë ditës ka njoftuar se seanca ndaj kreut të Prizrenit është caktuar, dhe se e njëjta pritet të mbahet ka mesi i këtij muaji./Arbresh.info/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja