Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar ankesën e palës së dëmtuar në rastin e të akuzuarit Shefqet Kamerajt, i cili ishte dënuar nga shkalla e parë me 13 vjet për vrasjen e Ilmi Luftaj.
Apeli përmes zyrës së informimit ka njoftuar se ka rritur dënimin ndaj ish-policit Kameraj nga 13 sa kishte dhënë shkalla e parë në 16 vjet burgim, raporton arbresh.info.
“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë, i datës 22.06.2017, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Kështu, nga 13 vjet burgim sa ishte dënuar në shkallë të parë, për veprën penale “Vrasje” nga neni 178 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarit, dënimi i është rritur në 16 vjet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Gjykata e Apelit, sipas njoftimit gjen se rrethanat të cilat i ka konstatuar gjykata e shkallës se parë, në rastin e shqiptimit të dënimit kundër të akuzuarit në fjalë, nuk janë të natyrës së atillë që të ndikojnë që atij t’i shqiptohet një dënim kaq i ultë, kur merret parasysh pesha e veprës penale, rrezikshmëria shoqërore, pasojat dhe sidomos mënyra e kryerjes se saj, në cilësi të personit zyrtar – rreshter i policisë, më armë zyrtare.
Ndryshe, vrasja e Ilmi Luftaj në prill të vitit të kaluar 02:05 në rrugën “Luan Haradinaj”, disa metra larg stacionit policor në Deçan.
Viktima Ilmi Luftaj, kishte shkuar te stacioni policor për t’i dal në ndihmë një shoku të tij, i cili kishte probleme me policinë, me këtë rast ishte fjalosur me policin Kameraj, ku pas disa minutash ish-polici e kishte qëlluar për vdekje tashmë viktimën Ilmi Lufaj. /Arbresh.info/
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...