Drejtoresha e Administratës në Komunën veriore të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka apeluar tek të gjithë qytetarët pa dallim, që të dalin në numër sa më të madh dhe të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre.
Ajo ka bërë thirrje që qytetarët të mos e shesin votën, sepse bartin pasojat gjatë viteve në vijim.
“Apeloj te qytetarët që mos ta shesin votën e tyre. Ajo mund të kushtojë, por pastaj duhet ta durojnë qeverinë gjatë katër viteve të ardhshme”, ka thënë Hoxhiq.
Sipas saj, Mitrovica veriore është qytet multi-etnik që do të reflektojë me një qeveri multi-etnike.
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...
Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital
FSHF propozon Aleksander Ceferin për president të UEFA-s
KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koal...