Familja Krasniqi nga Vajniku i Skenderajt po përballet me një kohë të vështirë. Eljonisa Krasniqi, 14-vjeçare nga fshati Vajnik i Skenderajt, po zhvillon betejën më të rëndë të jetës së saj, atë kundër leukemisë akute mieloide (AML).
Familjarët e Eljonisës kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente, pasi vajza aktualisht është duke u trajtuar me terapi në Gjermani. Megjithatë, kostoja e trajtimit është tejet e lartë dhe familja po përballet me vështirësi të mëdha financiare.
Sipas familjarëve, kostoja e trajtimit është jashtë mundësive të tyre financiare. Për të vazhduar mjekimin, nevojiten 37,000 euro, ndërsa rrezikohet ndërprerja e trajtimit nëse nuk sigurohen mjetet e nevojshme.
Familja bën apel për solidaritet dhe kërkon ndihmën e qytetarëve të Skenderajt, Drenicës dhe të gjithë Kosovës. Ata i lutën të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, edhe me shumë të vogël, të ndihmojnë dhe të shpërndajnë apelin, për të rritur shanset e shërimit të Eljonisës.
Kontakti i familjes: 044-588-456
Për të ndihmuar Eljonisën kliko këtu
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike