Është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti “Banjska” në të cilën akuzohen tre serbët Blagoje Spasojeviq, Dushan Maksimoviq dhe Vladimir Toliq.
Seanca është anuluar sipas njoftimit të gjykatës për shkak të mungesës së kushteve teknike për lidhje me video-konferencë nga Gjykata e Shkupit për dëgjimin e dëshmitarit që ishte paraparë të dëgjohej gjatë kësaj seance, raporton Arbresh.info.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special njofton se është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S, D.M. dhe V.T., pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është njoftuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Gjykata e Shkupit, ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video-konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Tutje, Gjykata ka bërë të ditur se për caktimin e datave të reja në këtë çështje penale, palët do të njoftohen paraprakisht përmes ftesave zyrtare./Arbresh.info/
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...