Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ishte i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Mirëpo, kjo ngjarje është anuluar pa ndonjë arsyetim, shkruan arbresh.info.
Çështja e faturimit të energjisë elektrikë të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës ka qenë shumë e diskutuar kohëve të fundit.
Vetë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari e ka cilësuar si jo të drejtë që qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës të paguajnë energjinë e shpenzuar nga ata të veriut.
Jashari, ka treguar se janë hapur hetime zyrtare për rastin e faturimit të energjisë elektrike të cilën qytetarët e Kosovës nuk e kanë shpenzuar.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit