Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar se është anuluar pjesëmarrja e mediave në ceremoninë e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas e cila pritet të mbahet sot në orën 13:00 në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”.
Sipas anulimi për media është bërë për shkaqe të sigurisë.
“Ju njoftojmë se ftesa që është bërë për aktivitetin e ‘Ceremonisë së diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas’ në kazermën e FSK-së ‘Lidhja e Prizrenit’, për ditën e sotme, për shkaqe të ndjeshme të natyrës së sigurisë anulohet, pra nuk do të ketë prani të mediave”, thuhet në njoftim./rtk
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...