Anulohet konferenca për media e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.
Zëdhënësi për media i Qeverisë Kurti Përparim Kryeziu tha se konferenca anulohet për shkak të motit me shi./ arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Arsyeja e anulimit të saj është moti i papërshtatshëm, i cili e pamundëson mbajtjen e kësaj konference për medie në ambient të hapur, sikurse edhe ka qenë praktika kohëve të fundit. Në të njëjtën kohë, bazuar në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe në përputhje me masat që Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndërmarrë me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ne kemi vendosur që të shmangim organizimin e konferencave për medie në hapësira të mbyllura.
Kryeministri në detyrë Kurti dhe Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj. Rozeta Hajdari do t’ju adresohen me një video-incizim të cilin do ta ndajmë me ju posa të jetë gati.
Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.
LDK do të mbajë konferencë për media për “skandalin e njehso...
Irani merr planin 15-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund lu...
Rusia sulmon Estoninë
Nxënës sulmon me thikë mësuesen në Itali, gjendja e saj krit...
Serbia arreston katër shqiptarë për ekspozim të simboleve ko...
Policia e Kosovës shpall në kërkim një person për vjedhje në...