Ish-eprori i UÇK-së, Anton Quni ka thënë se ka dyshimet e tij për vrasjen e Ahmet Kransiqit, por deri tash ende nuk e ka ftuar askush për të dëshmuar.
Në Imazh të RTK-së, Quni ka deklaruar se trupin e kolonel Krasniqit e ka mbuluar dheu, por motivet e vrasjes se tij nuk do të mund t’i mbuloj askush.
Ai ka rrëfyer për bashkëpunimin qe ka pasur me të, dhe ka thënë se Krasniqi ka qenë një ushtarak i jashtëzakonshëm.
“Nuk ka qenë i lehtë bashkëpunimi në atë kohë, ka pasur presione e incidente të izoluara, por ato janë menaxhuar nga koloneli”, ka thënë Quni.
Deputeti i LDK-së ka shpjeguar edhe atentatin ndaj kolonel Krasniqit, pasi ai kishte marr pjesë në betimin e njësiteve në Tropojë.
Anton Quni, tha se ka ekzistuar FARK-u, dhe ka funksionuar si ushtri qe për komandant suprem ka pasur ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë