Anton Quni komenton deklaratën e Isa Mustafës që i quajti “struca” ministrat dhe këshilltarët e qeverisë

15:11 | 9 Gusht 2020
A Z

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë ka reaguar ndaj një postimi të deputetes, Mimoza Kusari-Lila, që kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti, pasi u infektua me Covoid-19.

Kritikat Mustafa i bëri  ndaj njerëzve të partisë së tij duke i akuzuar për heshtje ndaj deklaratave të Mimoza Kusarit.

“Strucat e kabinetit qeveritar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka përmendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do t’i hajë”, ishte reagimi i tij.

E, për këtë reagim anëtari i kryesisë së LDK-së, Anton Quni thotë se ishte reagim i nxitur.

Quni në një intervistë për arbresh.info ka deklaruar se nuk duhet të abuzohet me shëndetin e askujt dhe ka kërkuar që të jenë të matur në shprehje.

“Ne jemi në një situatë që duhet me qenë të matur më fjalorin dhe shprehjet tona askush nuk duhet t’i gëzohet kur një personalitet apo qytetarë kalon në këto situata shqetësime që i shkakton pandemia.”

“Ne në këso raste duhet të jemi shumë solidarë njëri me tjetrin nuk është më çështja  vetëm e një partie ose ideologji, të gjithë duhet të jemi të shqetësuar. Nëse në këto rrethana abuzon dikush me autoritetin e kryeministrit, deputetit, ministrit ose kujtdo qoftë është e natyrshme që e nxitë kryetarin e një partie i cili është përgjegjës edhe për bashkëpunëtorët e tij të jep deklarata me të cilat e merr në mbrojtje një autoritet të një partie politike”, ka thënë Quni.

Kjo është intervista e plotë:

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/610902682896534

Shpërndaje në rrjete sociale