Një person nga Mitrovica është ankuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i tij.
Përveç tij, ai ka thënë se fqinji fotografon edhe gruan dhe fëmijët e tij.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime.
“Mitrovicë 17.10.2022 – 17:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i tij i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”. /arbresh.info/
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...