Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, i ka dërguar një letër u.d së postit të Presidentit, Vjosa Osmanit më rastin e ndërrimit të vitit.
Në këtë letër të publikuar nga këshilltari i Osmanit, Artan Murati, Merkel e ka falënderuar osmanin për besimin treguar ndaj saj, raporton arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Kancelarja Merkel i shkruan u.d Presidentes Vjosa R. Osmani
Kancelarja e Republikës Federale Gjermani
Rreshtat tuaj miqësorë dhe urimet tuaja për ditët e festave si dhe besimi i treguar ndaj meje më kanë gëzuar shumë. Faleminderit shumë për vlerësimin dhe mbështetjen tuaj.
Edhe pse kohët janë të vështira, unë në vitin e ri po hy me shumë shpresë. Juve dhe familjeve tuaja Ju dëshiroj nga zemra gjithë të mirat për vitin 2021 dhe mbi të gjitha shëndet, fat dhe edhe më tej besim në të ardhmen.
Angela Merkel
Berlin, në ndërrimin e viteve 2020/2021/arbresh.info/

Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...