Anëtari i presidencës së Bosnje Hercegovinës Zheljko Komshiq ka deklaruar se pavarësisht a ekziston njohja e ndërsjellë në mes Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës, kjo punë është fakt i kryer.
“Siç qëndrojnë tani punët, duhet të presim, edhe pse unë nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Komshiq. Në pyetjen e gazetarit se a ka dakordim për këtë, Komshiq është përgjigjur: “Nuk kam dakordim për këtë, por kam të drejtë të kem qendrim timin. Unë nuk do të flas gjithmonë atë që është e dakorduar, për shkak se ne jemi tre në Presidencën e BH nuk do të thotë se më duhet autorizimi i Presidences për të thënë diçka”, tha ai.
“Në veprimet e mia diplomatike duhet t’u permbahem disa rregullave të cilat vlejnë në BH. E përsërisë, për mua Kosova eshte shtet i pavarur! Kjo tashmë është punë e kryer, vetem është çështje e momentit kur do ta pranojnë te tjerët në rajon”, thotë Komshiq për RTK-në.
Ndërsa sa i përket një marrëveshjeje të mundëshme mes Kosovës dhe Serbisë, Komshiq ka thënë se “gjithë ajo që po ndodh me Kosovën, posaçërisht bisedimet mes Beogradit e Prishtinës, janë çështje e marreveshjeve të tyre.
Por për çfardo që ata bien dakord, nuk mund të jetë precedan për zgjidhjen e problemeve, siç thuhet në Ballkanin Perëndimorë e posaçërisht në Bosnje Hercegovinë”, thotë Komshiq.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...