Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit të Bavarisë.
Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bavarisë në fushën e drejtësisë, përfshirë shkëmbimin e përvojave për avancimin e reformave ligjore dhe promovimin e shtetit të së drejtës, shkruan Arbresh.info.
Haxhiu vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë, për mbështetjen e zhvillimit institucional që nga çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar partneritetin në projekte konkrete që ndikojnë në përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa të Parlamentit të Bavarisë, Josef Zellmeier shprehu interes për progresin e arritur në Kosovë dhe siguruan mbështetjen e mëtejshme për projekte që fuqizojnë rendin dhe ligjin në vendin tonë./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...