Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë dorëzuar dosje për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se qëllimi është “zbardhja e së vërtetës” se çfarë ka ndodhur me procesin e zgjedhjes së stafit nëpër ambasada, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Kadrijaj ka shtuar se shkeljet janë te zgjedhja e ambasadorëve.
Kurse Ariana Musliu-Shoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka theksuar se shpreson që “meritokracia do të kthehet në MPJD”/Arbresh.info/

Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin