Kujtim Pllana, anesteziolog shqiptar që punon në Gjermani, foli për gjendjen pandemike në vendin perëndimor, i cili po përballet me valën e katër të koronavirusit.
“Janë 2 faktorë që kanë ndikuar në rritjen e rasteve poziteve me COVID-19: Mungesa e rritjes së numrit të të vaksinuarve, pasi që prej muajit gusht apo korrik, numri i të vaksinuarve ka mbetur në 60 përqind dhe mezi po shkon në 70 përqind, ndërsa faktori i dytë është lëvizja dhe hapja e shumë vendeve”, tha Pllana në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Pllana tregoi se shumica e pacientëve që trajtohen për koronavirus janë të pavaksinuar.
“80 përqind e pacientëve që janë të shtrirë në spital nuk janë të vaksinuar, ka edhe prej tyre që janë të vaksinuar, por që kanë më pak simptoma”.
“Gjermania ka filluar të zbatojë një rregull, deri më tani ke qenë i lirë të frekuentosh vendet nëse e ke kaluar virusin, je i vaksinuar apo nëse ke dëshminë e testit negativ, por tani, je i lirë të frekuentosh vendet vetëm nëse je i vaksinuar apo nëse e ke kaluar virusin”, u shpreh anesteziologu”.
Tutje, Pllana tha se Gjermania Perëndimore ka numër shumë më të madh të të vaksinuarve krahasuar me atë lindore.
“Kryesisht 67 deri 69 përqind janë të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 10 përqind janë të imunizuar me dozën e tretë anti-COVID”, shtoi Pllana.
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës