Analisti Armend Muja edhe zyrtarisht i bashkohet Vetëvendosjes

17:33 | 12 Janar 2021

Analisti Armend Muja ka kohë që është mbështetës i Albin kurtit.

Këtë të hëne edhe zyrtarisht ju bashkua partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosjes.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi të tij në Facebook.

“Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE!. Me disa anëtarë të Kryesisë dhe ish deputetë, i uruam mirëseardhje Armend Mujës, e më pas zhvilluam një diskutim rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe qeverisjes sonë të ardhshm”, ka shkruar Kurti.

Tutje, Kurti ka shpalosur biografin e Mujës, duke thënë që mezi po presin që të punojnë bashkë.

“Ai tani është drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare. Armendi ka kryer studimet në London School of Economics dhe Corvinus University. Në Master dhe Doktoratë ka punuar në ekonominë politike të Evropës Jug-Lindore. Më herët ka shërbyer si drejtor për çështje akademike në Kolegjin UBT. Gjithashtu ai ka punuar si këshilltar në projektet e Programit për Reforma Ekonomike (ERP), Planin e Zhvillimit Kombëtar dhe Vlerësim të Planit Strategjik Arsimor për GIZ, UNDP dhe Këshillin e Evropës. Armend Muja është me prejardhje nga Mitrovica dhe mezi presim të punojmë bashkë në Lëvizje”, ka shkruar Kurti./Insajderi.org

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara