Përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë thonë se paralajmërimi i presidentit Thaçi për dorëheqje nëse ushtria nuk votohet në Kuvend është vetëm një lojë e tij, pasi që, siç thonë ata, ushtria është një “kartë e fortë” e tij për dallim nga dëmet që i bëhen vendit me Demarkacionin dhe Asociacionin.
Zotimi i presidentit Hashim Thaçi për të dhënë dorëheqje po qe se nisma e tij për krijimin e ushtrisë nuk përkrahet nga Kuvendit konsiderohet të jetë vetëm një lojë e tij. Kjo deklaratë madje nuk mund të cilësohet si një premtim i vërtetë. Kështu së paku vlerësojnë përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë, të cilët thonë se presidenti do të duhej të jepte dorëheqje qysh moti për çështjen e demarkacionit, Asociacionit e çështjeve të tjera në kohën sa ishte shef i ekzekutivit.
Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike në Kosovë konsiderojnë se deklarata e Thaçit për dorëheqje ka ardhur si tentim për ta shpërlarë veten nga të gjitha dështimet e tjera të tij. Ata madje thonë se presidenti tenton të jetë mjeshtër i zhvendosjes së vëmendjes, duke krijuar procese të heroizmave siç është rasti me ushtrinë.
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran