Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sot do të realizojë një vizitë në Kosovë konkretisht në veri të Mitrovicës në Komunën e Leposaviqit.
Së bashku me kryeministren serbe, Kosovën do ta vizitojnë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vizitën e planifikuar të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, për në veri të Kosovës.
Kurti tha se shpreson që Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, fillimisht do të ndalet në Mitrovicën e Veriut, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës.
Pas kësaj është planifikuar një vizitë në Manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit e Zubin Potokun.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq./RTK/
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë