Parlamenti shqiptar amnistoi sot krimet penale, që lidhen me ndërtimet e paligjshme në Shqipëri si dhe lehtësoi më tej ligjin për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, për të shpejtuar sa më shumë këtë proces.
Amnistia dhe ndryshimet ligjore u bënë të domosdoshme, sepse ato po pengonin procesin e legalizimit të mijëra ndërtimeve pa laje, që ka në mbuluar pothuaj gjithë territorin e vendit.
Ministrja e turizmit dhe administrimit të territorit Eglantina Gjermeni tha se aktualisht Shqipëria ka 200 zona informale me rreth 427 mijë ndërtime të paligjshme dhe se forcimi i kodit penal kundër tyre disa vite më parë nuk dha asnjë efekt për të frenuar sadopak abuzimet.
Madje sapo ndërtimi i paligjshëm u shpall faj penal, që dënohej me burg, brenda pak kohësh u shtuan edhe 50 mijë ndërtime pa leje, transmeton Voa.
Tashmë amnistia dhe legalizimet janë më se të nevojshme, sepse pjesa dërrmuese e këtyre ndërtimeve janë kryesisht objekte banimi, të cilat janë jashtë tregut të banesave, sepse nuk kanë asnjë dokument të rregullt.
Trashëgimia e qeverisë së demokratëve, sipas qeverisë së majtë janë legalizimet problematike , kryesisht restorante dhe lokale, si dhe proceset e shumta gjyqësore.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...