Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv i është mirënjohëse Kosovës për mbështetjen që kjo e fundit po i jep kundër luftimeve që po ndodhin atje.
Me anë të një postimi në platformën X ka thënë se mbështetja e Kosovës ka shumë rëndësi për Izraelin, në këto ditë të errëta dhe të vështira, shkruan Arbresh.info.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne, në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira. Ndërsa, situata në Izrael vazhdon të zhvillohet, zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet në rajonin jugor”, ka shkruar Ziv./Arbresh.info
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...