Përkundër vendimit të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s që të rekomandojë pranimin e Kosovës në Konferencën e Përgjithshme të organizatës, ambasadori i Serbisë pranë UNESCO-s Darko Tanaskoviq konsideron se gjasat e vendit të tij për të penguar pranimin e Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara nuk janë të vogla.
“Rezultatet e votimit në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv bindshëm provuan se me një aktivitet të planifikuar dhe intensiv në të cilin, si në këtë rast, kyçen të gjitha potencialet shtetërore dhe nacionale, edhe në rrethana të pavolitshme mund të arrihen rezultate konkrete”, ka deklaruar Tanaskoviq për agjencinë Tanjug.
Deri në mbledhjen e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në fillim të nëntorit nuk ka mbetur shumë kohë, kështu që Serbia, siç thotë ai, gjithsesi do të vazhdojë me të bindurit e argumentuar të një rrethi të gjerë të shteteve se për më shumë arsye nuk duhet votuar për pranimin e Kosovës.
“Megjithëse nuk është e udhës të ushqehet optimizëm pa mbulesë, jam i bindur se gjasat e Serbisë për të penguar pranimin e Kosovës në UNESCO nuk janë të vogla”, ka thënë Tanaskoviq.
Serbia, sipas tij, nuk mund të jetë e kënaqur me faktin e Bordi Ekze kutiv ka vendosur ta rekomandojë kërkesën e Kosovës në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, por “gjithçka tjetër, që nga atmosfera dhe rrjedha e mbledhjes, deri te rezultati i votimit dhe mënyra se si disa shtete arsyetuan votën e tyre, është inkurajuese në kuptimin e produktivitetit potencial të mesazhit politik të asaj që ndodhi në selinë e UNESCO-s në Paris”.
Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen sërish të pafajshëm
Deklarata e Walker dhënë 27 vite më parë, një ditë pas masak...
Haradinaj: Masakra e Reçakut dëshmi e krimeve të shtetit ser...
Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi...
Abdixhiku bën homazhe në Reçak: Reçaku s’harrohet, drejtësia...
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...