Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi në një takim me ambasadorin rus në Beograd, Aleksander Chepurin, rëndësinë e arritjes së një kompromisi dhe të një zgjidhjeje të qëndrueshme në dialog me Kosovën, njoftoi zyra e tij.
Chepurin, siç thuhet në komunikatën që transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, tha se Rusia do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje aktive dhe gjithëpërfshirëse Serbisë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Vuçiq dhe Chepurin thanë se ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunimin e dy shteteve në fusha të ndryshme, si bujqësia, transporti, energjia dhe teknologjia e informacionit.
Takimi i tyre u zhvillua në javën kur në Bruksel do të mbahet një raund i ri i bisedimeve midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...