Ambasadori O’Connell në gusht largohet nga Kosova

16:21 | 3 Qershor 2019

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka vetëm edhe pak muaj mandat në Kosovë. Ai pritet të largohet në gusht.

Burimet i kanë treguar Gazetës Express se O’Connell do të largohet për shkak se i përfundon mandati i tij diplomatik e jo për arsye të tjera për cfarë është raportuar.

Atiij i përfundon mandati në gusht, ndërsa pritet që Britania e Madhe të emërojë një ambasador të ri për në Kosovë.

Ambasadori shqipfolës njihet si një nga më aktivët e misioneve diplomatike në Kosovë.

Ai ka qenë i qasshëm për qytetarët, duke iu përgjigjur shpesh pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale.

Ambasadori britanik vazhdon të shkruaj rregullisht kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit në Kosovë.

Madje, muajve të fundit, O’Connell, është larguar nga bordi i Agjenicsë së Verifikimit të Pronës, pasi kundërshtoi emërimin si drejtor të saj të Naser Shalës, i njohur si komandant “Ftyra”, që e konsideronte me lidhje politike dhe të pakualifikuar.

O’Connell u emërua në krye të misionit diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar në korrik të vitit 2014. Ai kishte shërbyer edhe më parë në Kosovë, i angazhuar nga qeveria britanike.

Para tij ambasador i Britanisë në Kosovë ishte Ian Cliff. /Express/

Lajmet më të lexuara