Ambasadori Malazogu mbjell qershi për 10 vjetorin e miqësisë Kosovë-Japoni

10:10 | 25 Prill 2019
M. A.

Ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, me rastin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve, ka mbjell qershinë japoneze në Inawashiro.

Sipas Ambasadës, Malazogu, ishte pjesë e kësaj ceremonie me ftesë të Fondacionit Japonez Sakura dhe Listel Hotels.

“Me rastin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Japonisë dhe me ftesë nga Fondacioni Japonez Sakura dhe Listel Hotels, Ambasadori Malazogu ishte pjesë e ceremonisë për mbjelljen e qershisë japoneze në Inawashiro të Prefekturës së Fukushimas ku mbolli dy qershi japoneze pranë gurit memorial”.

“Ceremonia mblodhi Kryetarin e komunës Inawashiro, zyrtarë të shumtë, biznese, si dhe dy mbretëresha të sakurës, Dea Luma nga Kosova dhe Risako Takenaka nga Japonia”.

“Malazogu takoi zyrtarë të ndryshëm nga Prefektura e Fukushimës si dhe vizitoi një institucion për përkujdesje të të moshuarve”, shkruhet në postimin e Ambasadës në Facebook dhe Twitter.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

日本のコソボ@KosovoinJapan

Për 10-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Japoni & me ftesë të Fondacioni Japonez Sakura e Listel Hotels Amb @malazogu ishte pjesë e ceremonisë për mbjelljen e qershisë japoneze në Inawashiro të Prefekturës së Fukushimas ku mbolli dy qershi japoneze pranë gurit memorial.

See 日本のコソボ’s other Tweets

Shpërndaje në rrjete sociale