Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Gjatë këtij takimi, Dibrani e informoi ambasadorin Malaj lidhur me sfidat dhe të arriturat e SHKK-së, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme në fushën e korrektimit, risocializimit dhe rehabilitimit të personave të privuar nga liria.
“Ambasadori Malaj vlerësoi punën e SHKK-së dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë, ndërsa u interesua edhe për trajtimin e shtetasve të Shqipërisë që po mbahen në institucionet tona korrektuese”, thuhet në njoftimin për media nga SHKK-ja.
Tutje thuhet se të dy palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes institucioneve përkatëse të të dyja vendeve, me qëllim të forcimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të standardeve në sistemin korrektues./Arbresh.info/
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...