Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett të premtën në mëngjes ka dërguar një mesazh tek politikanët e Kosovës.
Pas sulmeve të djeshme të anëtarëve të partive të shumta në Kosovë, Kosnett ka thënë se ata që bëjnë racizëm dhe sulme janë të përulur.
Sipas tij, drejtuesit e vendit kanë përgjegjësi që të dekurajojnë këtë dukuri.
“Retorika politike në Kosovë – si në vendet e tjera – shpesh bie në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Drejtuesit kanë një përgjegjësi të dekurajojnë këtë shëmtinë. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet”, ka shkruar Kosnett.
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...