Sabri Kiçmari, ambasador i Kosovës në Japoni, ka folur për raportet mes Kosovës e Japonisë, në aspektin politik, por me theks të veçantë na atë ekonomik.
Ai në një intervistë për RTK ka folur për investimet e Japonisë në Kosovë, si dhe aktivitetin e tij si ambasador atje në veçanti angazhimin e tij për pjesëmarrjen e Kosovës në ekspozitën ndërkombëtare Osaka Expo 2025,ku tha se Kosova ka marrë pjesë në mënyrë të barabartë me shtetet tjera.
“Për këtë ngjarje është punuar dy vjet me radhë, që të prezantojmë vlerat tona kulturore, politike e shoqërore dhe të promovojmë mundësitë e investimeve të Japonisë në Kosovë dhe të vendeve të tjera”, tha Kiçmari.
Ai shtoi se janë përgatitur një numër i mirë i programeve promovuese për historikun e shtetësisë së Kosovës. Sipas tij, Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025.
Kiçmari, duke folur për shkëmbimin tregtar mes Kosovës e Japonisë, tha se niveli i eksportit dhe importit mes këtyre dy vendeve nuk është i dëshirueshëm, derisa përmendi një sërë faktorësh që ndikojnë këtë gjendje, fjala vjen distanca gjeografike, etj.
Kiçmari ka folur për JICA, projekt japonez, e cila i ka dhënë mbështetje Radiotelevizionit të Kosovës, me kompetencë, durim, siguri e elegancë.
Ai përmendi edhe projekte të tjera të JICA-s në Kosovë e që janë matja e cilësisë së ajrit, si dhe në sferën e shëndetësisë, e arsimit, në komunat e Kosovës.
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell
Në Speciale vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...