Ambasadori italian në Serbi: Kosova ta heqë taksën – të sillet në frymën e dialogut

Jagodina, 16. novembra 2018. - Ambasador Italije u Srbiji Karlo Lo Kaso (Carlo Lo Cascio) izjavio je danas u Jagodini da Pristina treba da povuce carine koje je uvela na robu iz Srbije i Bosne i Hercegovine. "Evropska unija ima jasan stav kada je ova stvar u pitanju i ono sto je zvanicna poruka Brisela to je i nasa pozicija i mi smatramo da te mere treba povuci", rekao je italijanski ambasador Tanjugu. FOTO TANJUG/ DUSAN ANICIC/ bk

08:55 | 13 Qershor 2019
Arbresh.info

Ambasadori italian në Beograd, Carlo lo Caso ka thënë se status quo-ja nuk është e qëndrueshme.

Ai për gazetën “Blic” ka deklaruar se arritja e marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për vazhdimin e procesit të pranimit në BE dhe se është pjesë përbërëse e negociatave për pranim të Serbinë, transmeton KK.

“Ne kemi vlerësuar pozitivisht përpjekjet e Serbisë në dialog që duhet të çojë në një zgjidhje kompromisi”, tha ai.

I pyetur për qëndrimin e Italisë në lidhje me taksën dhe ngjarjet e fundit në Kosovë, Lo Caso tha se vendi i tij i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Prishtinës që ta heqë taksën sa më shpejt që të jetë e mundur për të vazhduar dialogun.

“Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin e përgjegjshëm që lidershipi serb mori në fillim të krizës”, tha ai, duke shtuar se Italia pret që Kosova të veprojë në frymën e dialogut.

Shpërndaje në rrjete sociale